Cilësohet si nata më e rëndësishme e muzikës “Country”, por ishte mbretëresha e popit dhe R&B, Beyonce, që rrëmbeu të gjithë vëmendjen e edicionit te 50 të ceremonisë së çmimeve “Country”. Ajo i dhuroi të ftuarve një performancë mbresëlënëse me Dady Lessons nga albumi i saj i ri “Lemonade”, e shoqëruar nga Dixie Chicks.
Fushata presidenciale nuk mund të lihej pa u përmendur nga drejtuesit Brad Paisley dhe Carrie Underëood, të cilët në nisje të eventit kënduan një këngë që thoshte se ishin të lodhur nga politika e se nuk u interesonte shumë se kush do të fitonte.
Yje legjendar të muzikës “Cauntry”, të tillë si Dolly Parton dhe Garth Brooks, ishin mes atyre që u nderuan me çmime, me Books që rrëmbeu trofenë si artisti i vitit të prezantuar nga Taylor Sëift.
Ndërsa si vokalistja më e mirë femër u shpall Carrie Underëood, hera e katërt kjo që fiton në këtë kategori. Sa i përket meshkujve, triumfues ishte Chris Stapleton, ndërsa çmimin e grupit më të mirë të vitit e mori Little Big Toën.