Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, është rikthyer në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj në videoklipin e fundit muzikor të reperit amerikan, i njohur tashmë me emrin YE.
Në një nga skenat më të komentuara të klipit, Censori shfaqet duke mjelur një lopë, e veshur vetëm me të brendshme të ngushta, pamje që kanë nxitur reagime të shumta dhe kritika në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Arkitektja australiane paraqitet me stilin e saj karakteristik dhe provokues, duke vazhduar imazhin që e ka bërë shpesh objekt diskutimi në media dhe publik.
Videoklipi është realizuar për një nga këngët e reja të albumit të ardhshëm të YE, ndërsa estetika vizuale e projektit mbetet në linjën avangarde dhe kontroverse që ka karakterizuar prej vitesh krijimtarinë e artistit.
Megjithëse detajet zyrtare për këngën dhe albumin ende nuk janë bërë publike, pamjet e publikuara deri më tani lënë të kuptohet se projekti i ri i YE pritet të gjenerojë diskutime të shumta dhe reagime të forta në opinionin publik.