×
  • Lajme
  • Insajderi

    Biden me mesazh të qartë ndaj Serbisë, i kërkon njohjen e Kosovës

    Insajderi
    07 February 2021 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

    Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij presidenti amerikan, duke uruar presidentin Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë, transnmeton Telegrafi.

    Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes  Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

    15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark