×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden: Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

    Insajderi
    16 February 2024 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se është i indinjuar me lajmin e vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny.

    “Nuk jam i befasuar por jam i indinjuar me këtë lajm”, ka thënë Biden.

    Biden thotë se ai i rezistoi me guxim dhunës së regjimit të Putinit, për të cilin u burgos, u helmua – dhe asgjë nga këto nuk e ndaloi.

    Ai lavdëron guximin e Navalny, duke thënë se mund të largohej e të jetonte në ekzil pas helmimit më 2020, por që nuk e bëri atë.

    Për Biden, Navalny ka pasur shumë gjëra të cilat presidentit rus i mungojnë, si guximi, përkushtimi dhe besimi që Rusia është vend për të gjithë dhe që Rusia është vend “për të cilin ia vlen të luftohet”.

    “Mos bëni asnjë gabim. Putin është përgjegjësi për vdekjen e Navalny”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark