×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia

    Insajderi
    16 November 2022 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia.

    Biden tha se ka informacion paraprak që e kundërshton mundësinë që raketat që ranë të martën në Poloni mund të jenë ruse.

    “Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajektores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”, ka thënë ai.

    Lexo edhe:

    Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s do të bëjnë hetime të plota përpara se të veprojnë.

    Shpërthimi i djeshëm në Poloni ndodhi pasi Rusia sulmoi me raketa disa qytete të Ukrainës, pak ditë pas tërheqjes nga Khersoni.

    Kjo nxiti reagime të shumta nga vende të ndryshme të botës, duke dënuar sulmin.

    Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov – rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

    Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark