×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bie fitimi i bankave komerciale – BQK-ja publikon shifrat

    Insajderi
    13 January 2021 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës ka rënë në 70.8 milionë euro (86.2 milionë dollarë) për 11 muaj deri në nëntor të vitit 2020, krahasuar me 82.4 milion euro në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

    Banka Qendrore e Kosovës njoftoi sot se profiti i bankave në Kosovë ka rënë për 12 milionë euro në vitin 2020, nga periudha e njëjtë e vitit 2019.

    Ndërkaq, raporti i BQK-së tregon se depozitat janë rritur për 10.2% më shumë sesa periudha e njëjtë nga vitit 2019. 4.1 miliardë euro janë depozituar nga fillimi i vitit deri në nëntor të 2020-s në bankat komerciale.

    Asetet totale të sistemit bankar të Kosovës janë rritur në 5.1 miliardë euro në fund të nëntorit 2020, nga 4.6 miliardë euro një vit më parë.

    Kthimi në asete ka rënë në shifrën e 1.6%, nga 2.1% në fund të nëntorit 2019. Kthimi në kapital gjithashtu ka rënë në 14.1% nga 17.6%.

    Shifrat përfshijnë rezultatet financiare të 11 bankave. Raiffeisen Bank Kosova dhe ProCredit Bank janë më të mëdhenjtë midis tyre për sa i përket aseteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark