×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Bie në “rrjetë” edhe zëvendësi i Gjicit, publikohet video e nënkryetarit të bashkisë

    Insajderi
    20 June 2023 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në emisionin Now në Euronews Albania u publikua videoja e plotë e skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Videoja e publikuar  tregon gruan e videoskandalit të ish-kryebashkikut të Kukësit, e cila disa minuta pas momenteve intime, bisedon me këtë të fundit për një tender lidhur me sterilizimin e qenve të rrugës.

    Pasi shtetasja Alma K. i prezanton projektin, për të cilin kërkon fondet e bashkisë, Safet Gjici ia delegon kompetencat e bisedës me vajzën zëvendësit të tij Granit Gjana të cilin e thërret në zyrë.

    Alma K: Lidhim një kontratë me bashkinë dhe bëjmë një preventivin, sa qen për 6 muaj ose 1 vit. Kostoja për 1 qen në muaj shkon në 60 mijë lekët të vjetra.

    Granit Gjana: Sa është kostoja, se duhet ta kalojmë në këshill? Më jep një numër dhe një draft marrëveshje.

    Alma K: (Prezantohet si Alma Tafa) Ky është projekti jonë. Para dy vjetësh bëmë një projekt me bashkinë e Librazhdit, shkoi mirë. Tani s’e di sa do e keni të mundur ju.

    Granit Gjana: Do shikojmë sa janë edhe mundësitë financiare…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark