×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bie nga ndërtesa një grua në Fushë-Kosovë

    Insajderi
    19 October 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë.

    Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:20.

    Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë, Flora Ahmeti.

    Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë ‘Arbëria’ në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark