Shkalla e papunësisë në Zvicër ka rënë në 2.5 për qind gjatë muajit mars, nga 2.9% sa ishte në të njëjtën periudhë gjatë vitit 2018, sipas të dhënave nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Shifrat nga SECO treguan se krahasuar me të njeëjtën periudhë të vitit të kaluar, papunësia është ulur për 18 072 njerëz, shkruan SIA, përcjell albinfo.ch.
Papunësia e të rinjve të moshës 15-24 vjeç është ulur për 14.6 për qind, ose 1978 persona. Kurse numri i të papunëve të moshës 50 dhe më shumë ka rënë për 4767 persona.
Në anën tjetër, numri i punëkërkuesve gjatë muajit mars 2019 ra për 5.8 për qind, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, të dhënat e publikuara nga “Adecco Group” treguan se kompanitë zvicerane publikuan reklama pune 7 për qind më shumë gjatë tremujorit të vitit 2019, se sa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.