×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bie papunësia në Eurozonë

    Insajderi
    05 June 2019 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2008 në 19 shtetet që përdorin euron, pasi kërkesa e brendshme po vazhdon të rritet, pavarësisht nga ngadalësimi i tregtisë globale.

    Agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian raportoi se papunësia ra në 7.6% në prill nga 7.7% në mars, ndërsa u shënuan 64000 njerëz më pak si të papunë, transmeton “REL”.

    Shifrat zyrtare gjithashtu treguan se inflacioni (rënia e fuqisë blerëse të monedhës së një vendi) në Eurozonë u zvogëlua në 1.2% në maj nga 1.7% në prill, përcjell albinfo.ch.

    Sa i përket të dhënave të inflacionit, bëhet e ditur se Banka Qendrore Evropiane ballafaqohet me sinjale të përziera. Inflacioni mbetet kokëfortësisht i ulët, pavarësisht nga një program stimulues prej 2.6 trilionë euro që përfundoi vitin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark