×
  • Lajme
  • Insajderi

    BIFN – Liburn Aliu e Halil Jahaj janë pjesë e një bordit të përbashkët

    Insajderi
    02 June 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “E ka jaran Liburnin”, është vetëm njëra nga pjesët e përgjimit që është publikuar të mërkuren e përmes së cilës dëshmohet se daja i këshilltarit të minsitrit Liburn Aliu, Florent Ramqajt është i përfshirë në marrje të ryshfetit. 30 mijë euro kërkohen nga një biznesmen në emër të kompanisë “Infratek”, që udhëhiqet nga daja i Ramqajt, Halil Jahaj.

    Emri i Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu jo vetëm në këtë përgjime është përmendur krahas atij të të biznesmenit Halil Jahaj, i cili është pronar i kompanisë “Infratek”.

    Gazeta Insajderi, merr vesh se Aliu edhe Jahaj janë pjesë e një bordi të përbashkët. Atja janë anëtarë të Bordit Industrial të Fakultetit të Ndërtimtarisë.

    Sipas një dokumenti të siguruar nga Insajderi, Aliu e Jahaj ishin ftuar për një takim të radhës të  Bordit Industrial të Fakultetit të Ndërtimtarisë, në Maj të vitit të kaluar.

    Përmes prëgjimit të publikuar nga Nacionale, dëshmoheshin me në detaje lidhjet e Këshilltarit të Liburn Aliut me kompaninë në emër të të cilëve u kërkuan 30 mijë euro ryshfet.

    Është fjala për kompaninë e quajtur “Infratek”, në të cilën kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut, Ramqaj. Pronar në të është është Halil Jahaj daja i tij.

    Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivisti i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

    Por, emri i Liburn Aliut përmendet edhe në këto përgjime. “E ka jaran Liburnin”, thotë në një sekuencë përfaqësuesi i Infratek-ut duke e mbështetur kërkesën për ryshfet – e cila në një moment shndërrohet edhe në kërcënim – ndaj viktimës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark