×
  • Showbiz
  • Show

    Big Mama e ëndërron seksualisht këtë personazh publik

    Insajderi
    13 November 2023 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Personazhi i kësaj të diele në “Mos i bjer me Top” ka bërë të gjithë publikun të shkrihet së qeshuri. Ku është Big Mama, ka gjithmonë energji të mirë dhe këtë këngëtarja e tregon në çdo dalje të saj. E ftuar për të promovuar klipin e saj të ri “Nafaka”, Bigu nuk ka shpëtuar nga disa pyetje ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit.

    Lojës se cilin nga personazhet e showbiz-it shqiptar do të vendoste pranë zemrës, cilin do të hidhte pas dhe cilin do ta bënte copa-copa, këngëtarja i është përgjigjur duke puthur në buzë burrat dhe duke vendosur vendosur në ballë gratë.

    E pyetur nga Doçi nëse Donaldi dhe Iliri janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, pasi i puthi në buzë, Big Mama me batutë tha se ‘po’, por jo për Donaldin – Romeon. Kështu, në listën e fotove me vajza dhe djem të njohur të showbiz-it shqiptar, Big Mama vendosi në zemër Dafinën, Marina Vjollcën etj. Ndërsa në foton e Donald Veshajt, këngëtarja tha: “Donaldit i jap një puthje në buzë. Donald, të kam shpirt”.

    Madje, këtë tha edhe për Ilir Shaqirin: “Edhe Ilirin e puth në buzë, e kam në zemër. Gocat do t’i puth në ballë, burrat në buzë” – shtoi ajo me të qeshur. Ndërhyrjes së Erjolës nëse janë ata personazhet me të cilët ka fantazuar seksualisht, Big Mama tha: “Po, por Donaldin jo. Romeon po, e ëndërroj seksualisht”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark