Insajderi
Botë

“Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit”, del fotoja e 28- vjeçares që u vra me armë nga ish-i dashuri në Itali

Insajderi
06 May 2023 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit”, del fotoja e 28- vjeçares që u vra me armë nga ish-i dashuri në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bëhet publike fotoja e shqiptares e cila u vra me plumb në kokë nga ish i dashuri i saj në Itali, në orën 02:00 pas mesnate në qytetin e Savonas.

Ka qenë babai i 28-vjeçares i cili ka publikuar një foto dhe njofton të afërmit për vdekjen e së bijës.

“Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjeçe. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dimë sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi.”– shkruan babai i saj Shaqir Neza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark