BIK-u në Viti, ka dal me një reagim kundër kryetarit të kësaj komunë, Sokol Haliti.
Sipas tyre kryetari ka udhëhequr sërish mbledhjen e radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti, por që nuk ka ftuar komunitetin mysliman atje.
“Por edhe kësaj radhe ka vendosur të prejashtoj komunitetin musliman të komunës së Vitisë në këtë institucion lokal të sigurisë. Bashkësia Islame e Kosovës, është i vetmi organizem i cili merret me organizimin e jetes islame në republikën e Kosovës, ky institucion është i organizuar në struktura komunale, kështu në komunën e Vitisë komuniteti musliman vepron përmes Këshillit të Bashkësisë Islame të kësaj komune“, thuhet në reagim.
Tutje, në reagimin e postuar nga Kryetar i Këshillit të BIK në Viti, Husamedin Hoxha, thuhet se situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë.
“Udhëheqja komunale dhe kryetari i kësaj komune, kanë obligim kushtetues përfaqësimin kumuniteteve në institucionet në të cilat normativat e republikës së Kosovës e kanë organizuar përfaqësimin e tyre, në rastin konkret kryetari Haliti ka obligim që në KKSB të përfaqësoj komunitetit musliman përmes Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë. Situata e sigurisë në republikën e Kosovës, aktualisht është brisht, sipas deklarimëve të shumta nga burime të hapura kjo brishtësi është duke ardhur si rezultat i përpjekjeve të Sêrbisë dhe aleatëve për cenimin e sigurisë, poashtu janë shprehur dyshime se strukturat sekrete sërbo ruse janë duke u munduar të ndërhyjnë edhe në komunitetet fetare me qëllimin e vetëm nxitjën e urretjës ndërfetare”, ka thënë ai.