Kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet, Bilall Sherifi i ka shpallur luftë politike PDK-së.
Sherifi ka thënë dje në emisionin Politiko të Kanal10, se luftën politike nuk e filloi Nisma por PDK-ja.
Sipas Sherifit, PDK-ja bëri lojë me Nismën në negociatat për koalicionin parazgjedhor të cilat dështuan pak ditë para se të certifikoheshin listat për deputetë.