Të gjithë po flisnin për Billie-n, kur ajo hodhi fotot e para me flokët bjonde, por arsyeja për ndryshimin e saj kishte të bënte me anonimitetin.
Përpara se të bëhej bjonde, këngëtarja kishte një ngjyrë flokësh me të cilën mund të identifikohej lehtësisht: Flokë të zinj të përizier me jeshile.
Në një intervistë me Ellen, ajo thotë se pa një editim të vetes bjonde, i pëlqeu shumë dhe mendoi t’i bënte ashtu.
Por tani, rreth katër muaj më pas, Billie zbulon se nuk mund të shkonte askund me flokët jeshil, sepse të gjithë do e njihnin se ishte ajo.
“Doja anonimitet. Kur kam dalë pasi u bëra bjonde dhe kam hequr kapuçin, u ndjeva si një person i ri”, thotë ajo.
Gjithashtu shtoi se “me flokët bjondë, erdhi një ndjenjë e re lirie”.
Mesa duket tashmë është një epokë tjetër për të sepse duket shumë më e lumtur.