Insajderi
Botë

Binjaket iraniane raportohet se janë torturuar në burg, njëra thuhet se është dënuar me vdekje

Insajderi
10 September 2026 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Binjaket iraniane raportohet se janë torturuar në burg, njëra thuhet se është dënuar me vdekje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Familja e binjakeve 20-vjeçare iraniane, Taraneh dhe Romina Rahimi, thotë se ato janë torturuar në burg, dhe se janë detyruar t’i pranojnë akuzat që ato i mohojnë. Dy motrat ishin në mesin e 16 të akuzuarve që u burgosën në Isfahan, për shkak të protestave masive që shpërthyen në mbarë Iranin, në janar.

Të afërmit thonë se Taraneh tani është dënuar me dënim me vdekje, ndërkaq Romina me 25 vjet burgim.

Kushëriri i binjakeve, Masud Nurmohammadi, i tha Radios Farda, shërbim në persishte i Radios Evropa e Lirë, se nuk ekzistojnë prova kundër motrave, duke shtuar se ato janë përballur me abuzim të tmerrshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark