×
Show

Binjakët që u pranuan në 56 kolegje

Insajderi
20 April 2016 - 15:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga 56 kolegjet amerikane, Shaprice ishte pranuar në 35 prej tyre.

Ajo i tha të përditshmës amerikane HuffingtonPost, se dy prej kolegjeve i kishin ofruar bursë të plotë me vlerë prej 1.3 milionë dollarë por që do të vendos në mes Universitetit Shtetëror ose atë lindor të Illinois në Amerikë.

Ndërsa vëllau i saj Deprice, është pranuar në 27 kolegje. Dy prej kolegjeve i kanë ofruar atij po ashtu bursë të plotë me shumë prej 300 mijë dollarësh.

“Motivimi im kryesor ka qenë që nëna të mos shpenzohej për shkollimin tim” thotë Deprice, shkruan HuffingtonPost.

Ata thonë se stereotipet negative për të rinjtë me ngjyrë në Cikago janë të shumtë. Por gjithsesi, ata shprehen të vendosur që shkollimi nuk duhet të ndikohet nga  raca apo historia e kaluar e një populli. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark