×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Birra Peja dhuron 70 bileta për Sunny Hill

    Insajderi
    22 July 2019 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes një loje shpërblyese ku shishe të Birra Peja do të fshihen në vende të caktuara nëpër 7 qendrat kryesore të vendit, prodhuesi i birrës më të famshme shqiptare do të dhurojë 70 bileta falas për festivalin e muzikës Sunny Hill , që do të mbahet gjatë muajit gusht në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

    Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj do të jenë qendrat ku do të fshihen 35 shishe boshe të Birrës Peja e që brenda do të kenë një letër me numrin identifikues. Secili shishe kur të gjendet i dhuron gjetësit 2 bileta.

    Për të qenë pjesë e lojës shpërblyese, kanidati duhet të pëlqejë faqen e Birra Peja në Facebook (https://www.facebook.com/birrapejalike/), ku edhe do të publikohen videot udhëzuese për secilën shishe të fshehur.

    Pas gjetjes së shishes fituese kandidati duhet të kontaktojë kompaninë, përmes faqes zyrtare në Facebook për të marrë instruksionet e mëtutjeshme.

    Sunny Hill Festival është festivali më i madh i muzikës në Kosovë, ku vitin e kaluar ka sjellur emra si Dua Lipa, Action Bronson, Martin Garrix etj.

    Sivjet festivali mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht, ndërsa do të marrin pjesë Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Elvana Gjata, Ledri Vula, MC Kresha, Kida, Yll Limani e shumë e shumë të tjerë.

    Birra Peja është mbështetësi kryesor i Sunny Hill Festival.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark