×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Birra Peja dhuron materiale mbrojtëse për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

    Insajderi
    21 April 2020 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në situatën e krijuar nga Covid-19 nuk po mungon as solidariteti i bizneseve Kosovare në ndihmë të atyre që në këtë kohë kanë më së shumti nevojë. 

    Birra Peja po përkrah të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. Ndihmën e ka dhënë duke dhuruar materiale mbrojtësë ndaj covid-19 sikurse janë, maskat dhe dorëzat adekuate.

    Gjithashtu kësaj shtëpie i ka dhuruar edhe vitamina të nevojshme për rritjen e imunitetit e të moshuarve, duke kontribuar kështu në uljen e rrezikshmërisë së infektimit. Poashtu, Birra Peja ka derguar edhe Uje Akull, Langje Tango+, Qumesht dhe Jogurt Vita.

    Për Birrën Peja kjo kategori e shoqërisë është më e rrezikuara nga kjo sëmundje andaj ndihma për ta është e domosdoshme.

    Birraria më e madhe në Kosovë, Birra Peja edhe më hërët ka ndihmuar familje në nevojë, instucione e kategori të ndryshme shoqërore.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark