×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bisedë interesante: Tanket ruse pa naftë, ukrainasi i pyet ushtarët se mos duan që t’i kthejë në Rusi

    Insajderi
    26 February 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot po shënohet dita e tretë e luftës në Ukrainë, derisa rusët po përballen më rezistencën e fortë të vendasve në tentimin për pushtimin e Ukrainës.

    Ndërkohë përveç rezistencës ukrainase, rusët po përballen edhe me probleme të tjera. Në një video që po qarkullon në “twitter” e të cilën e ka shpërndarë edhe redaktori për Moskë i Financial Times, Max Seddon, shihet se si tanket ruse kanë ngelur pa naftë rrugëve.

    “Video e pabesueshme. Djaloshi ukrainas po i pyet nëse duan që ai t’i kthejë në Rusi”, ka shkruar Seddon, teksa ka shpërndarë videon e publikuar nga Liveuamap.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark