×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bisedimet paqësore për Sirinë do të nisin më 14 mars

    Insajderi
    09 March 2016 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri thotë se delegatët do të arrijnë në Gjenevë gjatë ditës së sotme për bisedime “më të pavarura dhe të thella”, ndërmjet qeverisë siriane dhe përfaqësuesve opozitarë, të cilat zyrtarisht pritet të nisin më 14 mars.

    Staffan de Mistura tha se bisedimet edhe një herë do të jenë “biseda afruese”, që nënkupton diskutime indirekte mes palëve, në dhoma të ndara, ndërsa i dërguari do të jetë i pranishëm në të gjitha gjitha diskutimet.

    Ai thotë se bisedimet pritet të zgjasin rreth 10 ditë, përpara se të ndërpriten për një pushim.

    Duke folur në një konferencë për medie në Gjenevë, de Mistura tha se armëpushimi në Siri po mbahet “në përgjithësi”, dhe sa i përket Kombeve të Bashkuara, ai mund të jetë i pakufizuar. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark