×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Biserko: Nëse Beogradi tenton të bëjë diçka në Kosovë, do të ndeshet me NATO-n

    Insajderi
    18 July 2023 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tash e disa javë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po kërkon një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

    E kjo “dëshirë” do t’i plotësohet atij të mërkurën në Bruksel, ku edhe do mbahet takimi, raporton Klan Kosova.

    Siç njofton Aleanca Veri-Atlantike, më 19 korrik Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, pret Vuçiqin me të cilin në ora 19:00 do ketë edhe një konferencë të përbashkët për media.

    Sipas pritjeve të mysafirit, kryetemë e bisedës do jenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, me seli në Beograd, Sonja Biserko, thotë se shteti serb po pengon konsolidimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian e NATO, në të cilën aleancë, Serbia është deklaruar se kurrë nuk e do anëtarësimin.

    “S’mund të them me siguri se cila është arsyeja kryesore kësaj vizite. Por gjithsesi është marrja e nismës në kuptimin e bartjes së përgjegjësisë ekskluzivisht mbi Prishtinën zyrtare. Kjo në lidhje me serbët në Kosovë. Por fakt është se serbët në Kosovë, janë një lloj pengjesh të Beogradit. Dhe se Beogradi po parandalon integrimin e tyre në institucione, duke bërë që të dalin nga to dhe duke parandaluar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje”, tha Biserko për Klan Kosova.

    Ajo tha se nëse Beogradi tenton të bëjë diçka në Kosovë, duhet ta dijë se do të ndeshet me NATO-n, e jo me Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark