Që jo çdo herë të përdorim ëmbëlsira shumë të ëmbla pasi që nuk janë aspak të shëndetshme, një nga ëmbëlsirat e lehta dhe e shijshme është kjo më lëng portokalli .
Biskotat portokalli përgatiten brenda disa minutave dhe preferohet të pihen me caj, qoftë në mëngjes apo në mbrëmje .
Përbërit : 300gr miell,një luge pluhur për pjekje,maje gishti krip, 80gr gjalpë, 100gr sheqer,lëvoren dhe lëngun e portokallit marrim ,një sheqer vanilje, një vezë dhe 100gr çokollatë e bardhë .
Përgatitja: Fillimisht, shtrydhim portokallin për të nxjerrë lëngun e tij, pastaj një enë e futim në zjarr ku në të hedhim lëngun dhe lëvoren e portokallit ,shtojmë margarinën,sheqerin dhe sheqer vaniljen, shkruan kuzhinashqiptare.com
Pastaj i përziejmë të gjitha derisa të shkrihet gjalpë, pastaj largojmë nga zjarri dhe derisa masa është e ngrohtë shtojmë çokollatën e ngrohtë.
Në po këtë masë derisa ende është e vakët e shtojmë miellin varësisht sa kërkohet pasi që përzihet me portokall dhe nga ky brumë bëjmë topthat të cilat duhet të pjekën në 180 gradë për 10-12 minuta