×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi: Duhet të ecet tutje, t’i jepet fund mospagesës së rrymës në veri

    Insajderi
    11 December 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se duhet të ndërmerren hapat e tjerë të nevojshëm nga Marrëveshja e Energjisë, me qëllim të fillimit të pagesave të rrymës në komunat veriore.

    Bislimi këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke shtuar se Kosova ka luajtur rol konstruktiv përkrah marrëveshjes për energjinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës”, ka shkruar ai.

    “Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tone”.

    “Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presim e kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark