×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deklarohet sërish Berge, zyrtari qe ia demtoi rëndë karrierën Besnik Bislimit

    Insajderi
    10 March 2022 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge i reagoi përsëri zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, pasi ky i fundit shprehi keqardhje për gënjeshtrën që e bëri lidhur me takimin e djeshëm të tyre.

    Berge e falënderoi Bislimin për sqarimin e rëndësishëm, duke thënë se takimi i tyre ishte shumë i mirë.

    “Faleminderit për këtë sqarim të rëndësishëm @BislimiBesnik. Më i vlerësuari. Dhe faleminderit për një takim shumë të mirë dhe shkëmbim mendimesh dje”, shkroi Berge.

    Ndryshe, Bislimi para disa minutash, përmes një cicërime në Twitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.

    “Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.

    Berge sot i ka reaguar zv.kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.

    Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarsimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark