Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se vetëm gjatë kësaj kohe të pandemisë ndërmarrjet kanë regjistruar gjithsej nëntë mijë e 946 punëtorë të rinj, ndërsa kanë larguar nga puna 1 mijë e 268 punëmarrës.
Bislimi ka thënë se kjo është bërë e ditur pas aplikimeve që janë bërë për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, përcjell Insajderi.
Sipas tij, në fund të vitit 2019, 130 mijë e 289 individë kanë qenë të regjistruar si të papunë , dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qenë 25.9%
Bislimi, ka thënë se që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë
Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar si të papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene 25.9%.
Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%.
Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.
NË RRUGË TË MBARË./Insajderi.org