×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi në Paris takon emisarin francez për Ballkanin, kjo ishte tema e diskutimit

    Insajderi
    20 October 2023 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi po qëndron në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccazs.

    Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.

    “Kontributi  dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.

    Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen pak ditë pas kritikave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe akuzës së tij se liderët e Kosovës s’e kanë mbajtur fjalën sa i përket implementimi të planit franko-gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark