×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bislimi: Plani i përditësuar franko-gjerman i është dorëzuar sot në ora 10:00 Kurtit

    Insajderi
    06 December 2022 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar planin e përditësuar franko-gjerman.

    “Është dorëzuar sot, drafti i editum, dhe i është dhënë Kurtit në roa 10:00”, ka thënë Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.

    Ndryshe, gjatë paradites shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimi final franko-gjerman iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit.

    “Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar”.

    “Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrell, në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.

    Menjëherë pas kësaj deklarate, Gazeta Insajderi i ka shkruar Zyrës së Kryeministrit për ta marrë një konfirmim mbi atë se kur Kurti e ka pranuar planin final franko-gjerman, dhe se çfarë përmban ai, por si zakonisht, kabineti i të parit të Qeverisë nuk ka kthyer përgjigje./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark