×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak takohet me Bislimin: Është urgjente zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit

    Insajderi
    15 January 2024 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Zvicër me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar për dialogun.

    Lajçak ka thënë se kanë biseduar për një gamë të gjerë të çështjeve të ndërlidhura me dialogun dhe se janë pajtuar që zbatimi i shpejt i Marrëveshjes së Normalizimit është urgjent.

    “Para Forumit Ekonomik Botëror në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark