×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi thotë se Rregullorja e BQK-së hyn në fuqi nga nesër

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

    Ai ka thënë se çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i ndalimit të ndonjë monedhe të caktuar përbën tendencë të keqpërdorimit të kësaj rregulloreje për motive tjera.

    “Rregullorja e BQK hyn në fuqi nga dita e nesërme. Çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i ndalimit të ndonjë monedhe të caktuar përbën tendencë të keqpërdorimit të kësaj rregulloreje për motive tjera. Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfere nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës se një shteti tjetër”, ka deklaruar Bislimi.

    Sipas tij, qëllimi i rregullores nuk ka qenë ndalimi i ndonje valute tjetër dhe se nuk  ndalon, nuk lejon, e as nuk merret me dinarin serb, pasi sic thotë ai nuk ka qenë i lejuar as më herët.

    “Rregullorja as nuk e ndalon e as nuk e lejon, e as nuk merret me dinarin serb, sepse nuk ka qenë i lejuar më herët”, ka vijuar ai.

    Tutje, Bislimi ka thënë se qytetarëve serbë do t’u mundësohet një periudhë tranzitore për tu informuar më mirë rreth ndryshimeve në këtë rregullore duke përsëritur se euroja ka qenë dhe do të jetë valuta e vetme zyrtare dhe se nga nesër nuk do të ketë masa ndëshkuese, por do të ketë investime në informim për qytetarët serbë.

    “Asnjë nga kërkesat e palëve të involvuara, edhe miqtë tanë nuk e vë në dyshim ligjshmerinë e rregullores. Nuk e vë në dyshim që BQK është institucion i pavarur. Nuk e kontestojnë që euro ka qenë dhe vazhdon te jetë e vetmja valutë ne qarkullim. E vetmja brengë e partnerëve tanë është që në përshtatje.. të kenë pak me shumë kohe në dispozicion dhe te jenë të informuar mire për ndryshimet ne rregullore”, ka theksuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark