×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi tregon se pse nuk mund të sanksionohet Serbia

    Insajderi
    27 October 2023 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur për mundësinë e sanksionimit të Serbisë.

    Ai tha se kjo nuk pret që të ndodh pasi mund të këtë ndëshkime por jo edhe sanksione për sulmin në Banjskë.

    “Diskutimi për masat që mund të ndërmerren në rast të mospasjes së qasjes konstruktive nga ana e Serbisë ose në rast që hetimet përfundojnë me një konstatim që prapa sulmit të 24 shtatorit qëndron Serbia flasim për masat politike dhe ekonomike që mund të vendosen për Serbinë. Por, prapë është e qartë, jo për Kosovën, sepse Kosova s’ka qenë shkaktare e sulmit të 24 shtatorit. Masat do t’i vendosen Serbisë në rast se konstatohet, por është e rëndësishme të dihet që masat s’mund të jenë të tipit të sanksioneve meqë ka një vend brenda Bashkimit Europian, që kategorikisht do të refuzojë vendosjen e sanksioneve, andaj masat pritet të jenë ato që lidhen me integrimin në BE dhe mbështetja financiare që merr Serbia nga BE”, tha Bislimi.

    Ndërsa ka folur edhe për masat e vendosura ndaj Kosovës.

    “Mendoj që brenda Bashkimit Europian ka një dakordim informal që masat ndaj Kosovës janë të padrejta”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark