×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi: Votimi në KiE për Kosovën, një hap i rëndësishëm

    Insajderi
    27 March 2024 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se votimi pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot në Paris të Francës shënon një hap të rëndësishëm për vendin.

    Në platformën e rrjeteve sociale X, ai ka falënderuar raportuesen Dora Bakoyannis për kontributin e saj dhe gjithashtu çdo anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE për opinionin pozitiv dhe mbështetjen në rrugën drejt KiE.

    “Në takimin e sotëm, Komiteti për Politikë të Jashtme dhe Demokraci rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare”.

    “Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka thënë Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark