×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bitcoin arrin në pikën më të lartë në katër muaj

    Insajderi
    02 April 2019 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bitcoin u rrit në 5,000 dollarë ditën e Marte, pika më e lartë që nga fundi i Nëntorit, ndërsa kriptomonedhat e tjera gjithashtu u rritën.

    Në bursën e Bitstamp të Luksemburgut, bitcoin u rrit me 20% dhe për pak momente preku çmimin 5,000 dollarë për të rënë më pas në 4,730 dollarë.

    Ende është rritja më e madhe në një ditë që prej muajit Prill të vitit të kaluar. Ethereum dhe XRP, dy monedha të tjera të mëdha u rritën gjithashtu.

     

    Arsyet e kësaj rritje të shpejtë mbeten të paqarta. Vlera e tregut e bitcoin është rritur ndjeshëm me 5.1 miliardë në 78.8 miliardë dollarë.

     

    Është pika më e lartë që prej muajit Nëntor 2018. Është një rritje e konsiderueshme sepse kaloi me sukses tre nivele rezistence prej 4,200, 4,420 dhe 4,567 dollarë.

     

    Bitcoin është vetëm një prej kriptomonedhave me rritje. Ether dhe litecoin u rritën me 5.5% dhe 8.1% respektivisht.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark