×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bitcoin arrin rekord të ri

    Insajderi
    20 February 2021 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriptovaluta më e popullarizuar në botë, Bitcoin, ka arritur përsëri vlerë rekorde të shtuënën në tregun aziatik.

    Vlera e kësaj valute shkoi në 56.620 dollarë, duke shkaktuar rritje për 18 për qind vetëm brenda një jave e 92 për qind vetëm gjatë vitit 2021, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Kriptovaluta e famshme u bë më e vlefshme më treg pasi u dhanë dëshmi se ajo ka filluar të pranohet nga investitorët dhe kompanitë e mëdha, si Tesla, Mastercard dhe BNY Mellon.

    Vlerë rekorde shënoi edhe kriptovaluta e dytë sipas kapitalit në treg, Ether, duke shkuar në 2.040 dollarë dhe duke shënuar rritje javore për rreth 12 për qind.

    Nga fillimi i vitit 2020, vlera e kriptovalutës Bitcoin u rrit për 593 për qind. Në atë kohë, vlera e Bitcoin ishte vetëm 7.208 dollarë.

    Platforma për pagesa në internet, PayPal, njoftoi në tetorin e vitit të kaluar se do t’i lejojë klientët që të përdorin kriptovaluta që të bëjnë blerje nga 26 milionë shitësit që ekzistojnë në rrjetin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark