Valuta digjitale Bitcoin arriti një rritje prej 20 për qind në treg, duke tejkaluar shifrën 5.000 dollarë për herë të parë që nga mesi i nëntorit.
Monedha popullore u stabilizua në rreth 4,900 dollarë, që është 16% më e lartë se prilli i kaluar, shkruan Reuters.
Bitcoin arriti vlerën rreth 20.000 dollarë në fund të vitit 2017, por gjatë vitit të kaluar përjetoi një kolaps.
Rritja e fundit e Bitcoin vjen pas një blerje misterioze në vlerë 100 milionë dollarë, e kryer përmes shkëmbimores Coinbase dhe Kraken nga SHBA, si dhe Bitstamp nga Luksemburgu.
Analistët nuk ishin në gjendje të shpjegonin motivin prapa kësaj blerje misterioze të Bitcoin, transmeton KosovaPress.