Në vend të 12.5BTC, kushdo që gërmuesoi bllokun ka kërkuar një shpërblim prej 13.26BTC. Në fillim u dyshua se tek shpërblimi ishin shtuar edhe tarifat e transaksioneve.
Miniera e gërmimit të kriptomonedhave Antpool në pronësi të Bitmain ka humbur të paktën 150 mijë dollarë shpërblim në bitcoin që duhej të kishte marrë për përpunimin e një blloku raportoi BitMEX Research.
Më 10 Qershor rrjeti Bitcoin refuzoi një bllok të gërmuar i cili anuloi 12.5 BTC me vlerë 146,000 dollarë shpërblim që duhej të kishte shkuar për gërmuesin.
Energjia dhe burimet e shpenzuar për gërmimin e këtij blloku kanë shkuar dëm. Bitcoin shpërblen me BTC gërmuesit e kriptomonedhës për shtimin me sukses të blloqeve të reja në blockchainin e tij.
Kur rrjeti Bitcoin pranon blloqet, gërmuesit grumbullojnë transaksionin “coinbase”. Ka disa rregulla: duhet të jetë i barabartë me sasinë e vendosur nga protokolli bitcoin që është 12.5BTC.
Nyjet e plota të Bitcoin sigurohen se gërmuesit janë duke krijuar blloqe siç duhet duke refuzuar automatikisht ata që nuk i përshtaten protokollit.
Sipas BitMEX, rrjeti Bitcoin refuzoi shpërblimin për bllokun e Antpool për shkak të një gabimi me transaksionin “coinbase.”
Në vend të 12.5BTC, kushdo që gërmuesi bllokun ka kërkuar një shpërblim prej 13.26BTC. Në fillim u dyshua se tek shpërblimi ishin shtuar edhe tarifat e transaksioneve.
Por BitMEX Research tha se është një gabim dhe jo tarifa shtesë. Transaksionet që duhej të shtoheshin në blockchainin e Bitcoin u anuluan.