×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Biznese ilegale, shmangie tatimore, mbi gjysmë milioni shpëlarje parash” – InDoks sjell në detaje akuzën ndaj biznesmenit Flakron Maqani

    Insajderi
    09 October 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Shtetit në vitin 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj 29 personave, në mesin e tyre edhe ndaj biznesmenit, Flakron Maqani. Ai po akuzohet se ka kryer veprat penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave, shmangie nga tatimi dhe shpërlaje parash, shkruan Gazeta Insajderi.

    Maqani ka pasur në pronësi biznese të regjistruara të bixhozit “Merkur Kajot”, “Market Plus”, “Casiono Las Vegas”, “Las Vegas” derisa hetimi nxjerr se ai ka lënë klientët që të përdorin edhe  aparate të palicencuara, por në disa raste kishte organizuar edhe lojëra komplet ilegale derisa ky biznes ishte i ligjshëm në Kosovë.

    Ai operonte kryesisht në Prishtinë por edhe në qytete tjera si Prizren, Rahovec.

    Atij i janë hetuar transaksionet, që për Prokurorinë janë të dyshimta, dhe vlera e tyre e kalon shumën 100 mijë euro.

    Si menaxher i bizneseve të Maqanit, i akuzuar në këtë rast është edhe Naser Pervetica.

    Theksojmë që Flakron Maqani është vëllai i Mentor Maqanit.

    Ky i fundit është edhe më i njohur për Prokurorinë, derisa InDoks ka raportuar për të edhe në dokumentarë të tjerë. Ai është i bashkë-akuzuar në rastin e njohur si rasti i Ismet Osmanit-Currit, si dhe po ashtu në një dosje të madhe të Prokurorisë për kazinotë e paligjshme në Karaçevë.

    Emri i Flakron Maqanit përmendet edhe në një aktakuzë tjetër të ngritur me 8 janar 2021, ku janë pjesë edhe 12 persona të tjerë.

    Flakron Maqani akuzohet, pos tjerash se ka bërë shmangie tatimore në vlerë prej mbi 1.3 milionë eurosh dhe ka arritur të shpërlajë mbi gjysmë milioni.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark