Insajderi
Biznes

Bizneset që mashtrojnë për të fituar nga Pako Emergjente do të ndëshkohen 

Insajderi
06 May 2020 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në medie është raportuar për raste të ndryshme kur bizneset e kanë keqpërdorur Pakon Emergjente, duke aplikuar disa herë për të përfituar nga ajo.

E për këto biznese, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, tha se kanë paraparë masa ndëshkuese siç është kthimi i të hollave.

“Është mirë me kuptu gjithë, mos me keqpërdorë këtë situatë sepse ne nuk jemi duke prodhuar me shumë të hyra e as nuk kemi politike monetare. Ne me këtë kapacitet fiskal, duhet t`i mbulojmë edhe këto obligimet e reja dhe duhet ta ruajmë stabilitetin në financat publike.  Nuk është mirë askush me mashtru, sepse mashtrimi sjellë konsekuenca për ta. Ne do t`i aktivizojme komplet inspektoriatin tatitmor dhe inspektoret e tjerë, masa e parë është kthimi i mjeteve, masa e dytë shohim pastaj me veprime administrative që do të jenë me këto kompani”, u shpreh ai për Front Online.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark