×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesit të tij ia preu shiritin nënkryetari i Prishtinës, biznesmeni shqiptar nën “llupën” e SPAK-ut

    Insajderi
    23 May 2024 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tender i fituar nga Edmond Shahini, pronar i ‘Mektrin Motors’, është vënë nën “llupën” e hetimeve të SPAK’ut në Shqipëri. Kjo, pasi që dyshohet se ai tenderin e fitoi në mungesë të konkurrencës dhe me fond të limituar. Shahini është parë i afërt me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogajn, i cili ka qenë prezent për t’ia prerë shiritin biznesit të tij të ri në rrugën Prishtinë-Lipjan.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dha dëshmi në Prokurorinë e Posaçme të premten për shkak të tenderit që ia kishte dhënë Edmond Shahinit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas mediave atje, Shahini është kunati i kryebashkiakes.

    Tenderi në fjalë është shenjuar me flamur të kuq nga ana e Open Data Albania. Arsyeja është mungesa e konkurrencës. Dhe fondi limit.

    Fondi limit i tenderit është afro dy milionë euro, teksao ferta ishte mbi 99 për qind të vlerës së fondit limit.

    Mediumi ‘Prapaskena’ paralajmëroi në një raportim të tyre se ekziston një aktivitet i dyshimtë i Edmond Shahinit në Itali gjatë viteve 2005-2010.

    Nga viti 2008, Edmond Shahini nisi të investonte para me burim të dyshimtë në biznese në Durrës, kryesisht në hapjen e pilave të servisit, shitje me shumicë e pakicë të veturave dhe pjesëve të tyre, dhënie me qira e automjeteve të çdo lloji, marrja e përfaqësisë në aktivitetin tregtar të automjeteve, tregtim karburantesh.

    Mekrin Motors në vitin që shkoi solli në Kosovë përfaqësinë zyrtare të veturës ‘Land Rover’. Prezent në ceremoninë e hapjes ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ky i fundit u pa duke prerë shiritin e biznesit të Shahinit, ndonëse nuk dihet se çfarë afërsie kanë mes vete. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark