×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmen në Shqipëri, kush është 54-vjeçari i kapur me 320 kg kokainë në Greqi

    Insajderi
    23 May 2024 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbulohen të tjera detaje në lidhje me shqiptarin e arrestuar sot në lidhje me sasinë prej 320 kg kokainë e kapur në Pire.

    Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea” dhe rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar dyqanesh me rroba, ndërkohë rezulton pronar edhe i një autobusi turistik.

    Ai konsiderohet kreu i grupit që u kap me drogë në 2017, ndërkohë që në atë operacion atëherë u arrestua edhe vëllai i bashkëshortes së tij, sot 40 vjeç. Shqiptari i arrestuar sot është 54 vjeç

    Burime policore bëjnë me dije se shtetasi shqiptar i arrestuar sot, rezulton se më parë ka përdorur për të hyrë në Greqi edhe pasaportë serbe, e vërtetuar kjo gjatë hetimeve të vitit 2017. Gjithashtu, me automjetin e këtij shtetasi, në vitin 2008 është arrestuar nga policia turke kunati i tij duke transportuar 22 kg heroinë nga Turqia për në Greqi. Pas daljes nga burgu, kunati i Andreas është arrestuar sërish gjatë operacionit të 2017. /Euronews Albania/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark