×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Biznesmeni Kalimashi dhe të afërmit e tij aktivizohen – Linçojnë publikisht gazetaren dhe biznesmenin që i akuzoi për fajde

    Insajderi
    20 September 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi dhe intervistës ekskluzive të biznesmenit Mehmet Morina lidhur me pretendimet e tij se si ka rënë në kurth të fajdexhiut, Rifat Kalimashi nga Prizreni ka ardhur reagimi nga ky i fundit. Mehmet Morina në intervistën e publikuar javë më parë ka akuzuar Rifat Kalimashin për mashtrim dhe vënie në kurth. Morina rrëfen se si e ka detyruar që të paguaj fajde ose t’ia marr një objekt që kap vlerën mbi 2 milionë euro. Pas publikimit të intervistës në faqen e Gazetës Insajderi, ka reaguar i dyshuari, Rifat Kalimashi ndaj të cilit ka edhe një proces gjyqësor aktiv.

    Kalimashi ka komentuar duke ofenduar gazetaren që ka intervistuar viktimën e fajdeve dhe vetë viktimën.

    Mashtrues e matrapaz e kishte quajtur Mehmet Morinën. Ndërsa, gazetaren dhe autoren e hulumtimit, Mira Avdimetaj e kishte quajtura “gazetare amatore”.

    O ti mashtrues o matrapaz bashkë me at Gazetaren amatore që lloj lloj mashtruesit i heo hapsir me hangër , Rifati as edhe ni kafe staka marr jo tash po qe 30 vjet o njeri ma i flliqun që un kam njoft. Mos rrej opinjonin i bërllog”, ka komentuar Rifat Kalimashi në videon e intervistës që u publikua në Insajderi Videos.

    Po ashtu, në të njëjtën video ka komentuar edhe vëllai i Rifatit, Bahtijar Kalimashi duke e quajtur “legen e mashtrues ordiner” viktimën Mehmet Morinën.

    Gazetarja e Insjaderit e kishte telefonuar disa ditë para publikimit të hulumtimit dhe intervistës, Rifat Kalimashin lidhur me dyshimet për shitjen e objektit 2 milionësh ndaj të cilit ka urdhër për mos shitje nga Gjykata.

    Ndonëse, i dyshuari Kalimashi në bisedën telefonike kishte deklaruar se objektin nuk e ka shitur dhe nuk ka të drejtë për të ndërmarr një veprim të tillë, del që ka gënjyer. Gazeta ka kontaktuar edhe palën e tretë që dyshohet se ka bërë Pazar kundërligjshëm me Rifat Kalimashn duke e blerë objektin në fjalë. Vetë blerësi Zeqir Bytyqi kishte konfirmuar për Gazetën se e ka blerë objektin dhe Rifati ia ka bërë përharj.

    LAJMI:

    Pas publikimit të hulumtimit, në zyre të Gazetës ishte intervistuar Mehmet Morina i cili ka rrëfyer në detaje gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ka rënë preh e këtij mashtrimi.

    Intervista e plotë me Mehmet Morinën:

    Hulumtimi i plotë i Insajderit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark