Insajderi
Lajme

Biznesmeni Mentor Beqiri lirohet nga akuza për rastin e tentim-vrasjes ndaj ish-kryeinspektorit

Insajderi
13 May 2026 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Biznesmeni Mentor Beqiri lirohet nga akuza për rastin e tentim-vrasjes ndaj ish-kryeinspektorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biznesmeni Mentor Beqiri është liruar nga akuzat për veprën penale shtytje në tentim-vrasje në rastin e ish-kryeinspektorit Nexhat Fazliu të Inspektoratit të Punës të Mitrovicës, pasi që prokurori i rastit është tërhequr nga akuza.

Behar Halili është dënuar me katër vite burgim për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe është ngarkuar me tre mijë euro pagesë, shkruan Insajderi.

Shpëtim Tahiri është dënuar për të njëjtën veprë penale me dy vite dhe gjashtë muaj burgim.

Mentor Beqiri është liruar nga akuza për veprën penale asgjësimi i pasurisë, pasi Prokurori i Shtetit është tërhequr nga akuza. Po ashtu, Beqiri është liruar nga akuza për “shtytje në vrasje të rëndë”, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark