×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Biznesmeni nga Klina futet në listë të zezë të OSHP’së

    Insajderi
    14 April 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka përjashtuar nga prokurimi publik për një periudhë tre mujore biznesnemin Hesen Kalludra, pronarin e “Benita Fruits”. Ai kishte bërë shkelje ligjore në një tender publik përmes një firme tjetër të tij, kompanisë “Asfalt Group”.

    Biznesmeni nga Klina, Hesen Kalludra, ka aplikuar për të përfituar një tender nga Komuna e Prizrenit, ndonëse nuk i plotësonte kushtet për të lidhur kontratë publike.

    Kishte borxhe në Administratën Tatimore. Konkurrimi pa i shlyer borxhet e ka nervozuar Zyrën e Prokurimit në Prizren. E kanë denoncuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Kanë kërkuar që të futet në listën e zezë. OSHP’ja ka përkrahur kërkesën e Komunës së Prizrenit. Ka futur kompaninë në listë të zezë kompaninë “Asfalt Group”. Tre muaj do të zgjasë përjashtimi i biznesmenit Kalludra nga prokurimet publike. Suspendimi vlen nga data 28 shkurt e deri më 27 maj të këtij viti.

    Kalludra përpos që është pronar i firmës “Asfallt Group”, është edhe pronar i firmës “Benita Fruits”

    Komisioni vlerësues i tenderit të emërtuar “Rregullimi i infrastrukturës në lagjen Dardania 2-Projekt dy vjeçar”,  kishte rekomanduar si fitues firmën e Kalludrës, në nëntor të vitit 2023.

    Ligji përcakton se në një afat të shkurtër kohor fituesi i tenderit duhet të dorëzoj të gjitha dokumentet e kërkuara.

    “Konform dispozitave të LPP’së deklaron se i kemi kërkuar dëshmitë-vërtetimet në lidhje me kërkesat e përshtatshmërisë, vërtetimin e ATK, vërtetimin e Gjykatës Themelore dhe vërtetimin e tatimit në pronë”, thuhet në kërkesën e Komunës së Prizrenit dorëzuar në OSHP.

    Kompania fituese e tenderit nuk kishte arritur që të dorëzonte dokumentet. Kishte aplikuar përkundër faktit se nuk ishte paguese e rregullt e tatimit. Kishte borxhe ndaj shtetit.

    Në vend të dorëzimit të dokumenteve të kërkuara, kompania kishte dërguar këtë përgjigje në Zyrën e Prokurimit.

    “Me keqardjhje ju konfirmojmë se ne si kompani nuk jemi të gatshëm që të dorëzojmë dokumentacionin e kërkuar për shkak se kemi obligim ndaj ATK dhe nuk mund ta nxjerrim Vërtetimin nga ATK. Andaj kërkojmë falje për vonesë në përgjigjen tonë, por kjo ka ndodhur si shkak i angazhimit tonë për kompletim të dokumentacionit”, thuhet në përgjigjen e “Asfalt Group”

    Veprimi i kësaj kompanie është në kundërshtim me nenin 25.9 të Rregullorës për Prokurim Publik.

    Po ashtu, kjo kompani nuk i ishte përgjigjur kërkesës së OSHP’së për të treguar versionin e tyre lidhur me denoncimin e bërë nga Komuna e Prizrenit, në nëntor të vitit 2023.

    “Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit të përmendur është jo më shuëmë se 5 ditë nga marrja e njoftimit të Autoritetit Kontraktues për synimin e dhënies së kontratës”, thuhet në vendimin e OSHP’së.

    Duke marrë për bazë mos respektimin e këtij afati, OSHP ka vendosur që kjo kompani të futet në listën e zezë duke u përjashtuar kështu nga konkurrimi në tenderët publik, për një periudhë të caktuar kohore.

    Vendimin e OSHP’së mund ta gjeni KËTU.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark