×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Biznismeni i njohur në krye të Prishtinës, përfundon mbledhja e kryesisë

    Insajderi
    03 August 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksionari Hakif Gashi është zgjedhur kryetari i ri i klubit më të madh në futboll, FC Prishitna, raporton Insajderi.

    Takimi sapo ka përfunduar dhe kryesia ka vendosur që Hakif Gashi të jetë pasardhësi i Remzi Ejupit.

    Po ashtu është zgjedhur bordi i ri teknik.

    Anëtarë janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

    Hakif Gashi tash e disa vite është aksionar  i klubit.

    Gashi është sipërmarrës i njohur dhe posedon një nga rrjetet më të zgjeruara të supermarketeve në Kosovë

    Pas shpalljes kampion dy vjet më parë, bardh e kaltrit e mbyllën stinorin në pozitën e pestë në tabelë në stinorin paraprak.

    Te Prishtina janë zotuar se ky vit do të jetë vit i ndryshimit, madje epokën e re e kanë filluar me zyrtarizimin e trajnerit Ismet Munishi.

    /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark