×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bjellorusia hyri në Ukrainë? Deklarohet SHBA-ja

    Insajderi
    11 March 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Amerika: S’kemi asnjë provë se ushtria Bjelloruse ka hyrë në Ukrainë

    SHBA ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve ukrainas, të cilët pretendojnë se ushtria bjelloruse mund t’i bashkohet luftës sonte në krah të Rusisë.

    Në lidhje me këtë SHBA-të thonë se nuk kanë parë asnjë provë që trupat nga Bjellorusia – e cila është një aleat i ngushtë i Rusisë janë dislokuar në Ukrainë.

    Ndërkohë Ukraina ka thënë se ka frikë se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bjellorusisë, Belta, Bjellorusia dhe Rusia ranë dakord që Moska të furnizonte së shpejti aleatin e saj me pajisjet ushtarake moderne.

    Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby tha: “Ne nuk kemi parë asnjë indikacion që trupat ose forcat bjelloruse kanë shkuar brenda Ukrainës.”/abcneës.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark