Maxi Supermarket, prapë i pari, tani ju sjell marketin online, Maxi E-Shop. Nga shtëpia, vendi ku punoni apo kudo që keni qasje në internet, përmes kompjuterit ose telefonit tuaj, me zgjedhje të lehtë të produkteve dhe vetëm me pak klikime ju mund të realizoni blerjen kudo që ndodheni.
Maxi E-shop është risi për Kosovë sa i përket marketeve duke e dëshmuar edhe njëherë Maxin si një ndër marketet që ju prin risive inovative të shitjes me pakicë.
Maxi E-Shop vjen në treg për t’iu lehtësuar jetën duke ju kursyer kohë dhe energji. Me realizim shumë të mirë të platformës online, ju kryeni blerjet sipas nevojës suaj dhe Maxi E-Shop ua sjellë produktet deri te dera e shtëpisë, kudo në Prishtinë.
Të gjitha informatat e produktit mund t’i gjeni në faqen e parë, duke përfshirë foton e produktit, emërtimin, çmimin dhe prejardhjen e produktit.
Nuk ka më komunikacion të dendur, as pritje në radhë, as kohë të papërshtatshme sepse Maxi E-shop eliminon çdo pengesë, ua sjell produktet deri te dera.
Bëhu praktik, kurse kohën dhe energjinë, shfrytëzo mundësitë duke porositur prej shtëpisë në www.maxiks.shop.