×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Blenë 10 numra për të kontaktuar me pronarin e veturës”- çka thotë dosja e Prokurorisë për dy të arrestuarit për rastin e argjendarisë në Suharekë

    Insajderi
    26 November 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjatë së dielës është mbajtur seanca për Albin Beqirin dhe Fatmir Tahirin, dy të dyshuarit për veprën penale “dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes” për rastin e argjendarisë “Diakos” në Suharekë. Seanca është mbyllur, teksa gjykata ka njoftuar se ndaj të dyshuarve pritet që vendimi të merret përbrenda afatit ligjor.

    Në dosjen e Prokurorisë që siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Albin Beqiri ka blerë dhjetë numra të telefonit për Fatmir Tahirin, me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.

    Të pandehurit Albin (Bastri) Beqiri dhe Fatmir Tahiri me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të Grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarinë “Diakos” me dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri Albin (Bastri) Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga Kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit Fatmir Tahiri, e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për tu kontaktuar me pronarin e automjetit nga të cilit grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes me dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të Grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Përgjatë ditës Insajderi ka raportuar gjatë së dielës për arrestimin e një personi të tretë nga autoritetet e vendit.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur për Gazetën Insajderi nga prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

    Ajo teksa shkurtimisht arrestimin dhe ka thënë se është në pritje të kallëzimit penal.

    “Është e vërtetë, është arrestuar edhe personi i tretë. Detaje të tjera s’ka, jam në pritje të kallëzimit penal, në mënyrë që të vendosim se a do të ketë për këta persona kërkesë për caktimin e paraburgimit”, ka deklaruar ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark