×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “B**lëpirës i Migrenës”, asistenti i Kurtit eskalon në gjuhë ofenduese

    Insajderi
    03 May 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti, është shprehur me gjuhë denigruese ndaj mediave në vend.

    Në një diskutim në rrjetin social Twitter, Beqiri ka shkëputur një sekuencë nga qëndrimi i gazetarit Ilir Mirena në një emision televiziv, duke e fyer me gjuhë të rëndë.

    “Sonte është arritur një marrëveshje e madhe dhe shumë e rëndësishme. Për MiGrenën dhe të tjerët nuk është e mirë se po humbë Serbia”, shkroi ai.

    Ai vazhdoi edhe më tej duke bërë replikë me një komentues, i cili ishte shprehur se Mirena kishte luftuar kundër Serbisë.

    “Ma përpara jon jetën çantist se veç nji moment b*thëlëpirës i Migrenës. Baju majmun”, ia ktheu Beqiri.

    image 11

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark