×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerim Isufaj shënjestron një rast të ri, konfiskohen armë, vetura dhe 20 milionë euro

    Insajderi
    19 October 2023 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka shënjëstuar një rast të “shpërlajes së parave” dhe veprave penale.

    Siç njoftont Prokruria Speciale, në kuadër të hetimeve për këtë rast janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit, 30 vetura dhe rreth 20 milionë euro pasuri e paluajtshme.

    “Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro”, thuhet në njoftim.

    Sipas Prokurorisë Speciale, në këtë rast janë ndaluar tre persona dhe iu është caktuar masa e paraburgimit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark